Παρασκευή 24 Οκτωβρίου 2014
Shqip Ελληνικά English
Ελληνικά
 
Διαδρομή: Αρχική Σελίδα » Νέα »
  Regjistrimi i Fëmijëve të Emigrantëve

Nëse nuk keni regjistruar ende fëmijën tuaj në Shqipëri atëhere gjëja e parë që duhet të kryeni është të kontaktoni me Përfaqësinë më të afërt Diplomatike të Shqipërisë me vendbanimin tuaj (Konsullatën apo Ambasadën Shiptare).

Më konkretisht, në rastin e Greqisë, regjistrimet e fëmijëve kryhen nga vetë shtetasit ose të afërmit e tyre në Shqipëri me Aktin e Lindjes ose Çertifikatën e dhënë nga autoritetet greke. Ky dokument jepet në momentin që bëhet regjistrimi në Zyrën e Gjëndjes Civile në qytetin apo komunën greke përkatëse. Më pas dokumenti i lindjes legalizohet në Zyrën e Ministrisë së Jashtme Greke dhe depozitohen 20 Euro për llogari të Ambasadës Shqiptare ose Konsullatës në Selanik në bankat e akredituara. Dokumenti përkthehet zyrtarisht në gjuhën shqipe dhe i dërgohet me rrugë postare Ambasadës në Athinë ose Konsullatës në Selanik bashkë me mandat pagesën bankare që u krye më parë.

Kujdes! Mos harroni të fusni në zarf një zarf tjetër të parapaguar (propliromeno) me të cilin do të kthehet dokumenti tek ju në rast se veprimet i kryeni nëpërmjet postës greke (nuk nevojitet në rastin e AXEL Courier). Pasi dokumenti të legalizohet nga Përfaqësia Konsullore Shqiptare është gati për t'u dërguar në Shqipëri për regjistrimin e fëmijës në Gjendjen Përkatëse Civile të prindërve.

AXEL ofron shërbim postar ekspres për legalizimin e dokumentit dhe dërgesat e kolipostave në Shqipëri.

Për më tepër informacin kontaktoni me Përfaqësitë Dipllomatike Shqiptare në Greqi ose kontaktoni me ne nëse dëshironi që veprimet të kryhen nga AXEL duke dërguar e-mail në adresën  info@axelnet.gr ose telefononi në numrin 2310 280-449.



QUOTE_GR

CAT
Copyright © 2010 AxelGroup